Dy vjet nga grabitja e miliona eurove në Rinas, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, vëllai i tij Can Murataj ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, prokurorin e çështjes Eneid Nakuçi.

 

Në padi, shton Vizion Plus, vëllai i viktimës shprehet se edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokurori për hetimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familja Murataj kërkon gjithashtu që të dijë se kush kanë qenë punonjësit e policisë që morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit si dhe nëse janë respektuar dispozitat e ligjit për përdorimin e armëve nga policia.