S’ka mëshirë për supergrabitësit e Rinasit/ Apeli i lë në burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
S’ka mëshirë për supergrabitësit e Rinasit/ Apeli i lë në burg

Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi dënimet për autorët e grabitjes së Rinasit, të ndodhur dy vite më parë.

 

Në këtë mënyrë, Dash Kupa u la në burg për 27 vite, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vite , Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite dhe Aleksandër Murataj 19 vite.

 

Advertisement

Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuan me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

 

Ata nuk akuzohen vetëm për grabitjen e Rinasit, por edhe për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Stacionit të Trenit në 2015.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy