Rrahu pa mëshirë me shufër policin grek/ Shqiptari dënohet me burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrahu pa mëshirë me shufër policin grek/ Shqiptari dënohet me burg

Një incident i tmerrshëm ndodhi gushtin e kaluar në plazhin e Paxos dhe dje autori shqiptar u dënua me 9 vite burg për “Vrasje në tentantivë”. Fermeri shqiptar, 50 vjeç, rrahu pa mëshirë me shufër një polic, që ishte jashtë orarit të punës.

 

Ngjarja ndodhi teksa ai ecte në plazhin e Paxos në Greqi, bashkë me dy police, po ashtu jashtë shërbimit. Shqiptari u shfaq papritur me shufër hekuri në dorë dhe goditi në kokë policin.

 

Advertisement

Ky i fundit mori dëmtime serioze në kokë dhe iu nënshtrua operacioneve plastike. Fermeri shqiptar pretendoi se e rrahu oficerin për një inat personal që kishte me të, sepse e kishte arrestuar më herët. Por diçka e tillë u hodh poshtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy