Nga 1 prilli, paga minimale në shkallë vendi do të jetë 40 mijë lekë, nga 34 mijë që është aktualisht. Kjo është rritja më e madhe që do të aplikohet, me afro 17%.

 

Për shkak të efektit që ka kjo rritje tek bizneset me shumë punonjës, qeveria po planifikon një paketë kompensimi, për një zinxhir biznesesh. Paralajmërimi është bërë nga zv/kryemisnitrja, Belinda Balluku.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne po përpiqemi që të gjejmë një instrument financiarë që të mbështesim ato biznese që prodhojnë punësim, të cilët kanë kosto të rritura për efekt të sigurimeve, që vijnë nga rritja e pagës minimale. Pra po punojmë për një paketë ndihme për një sërë biznesesh por edhe individësh-u shpreh Blluku gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Korce-Ersekë

 

Sipas të dhënave, bizneset që do të përzgjidhen do të përfitojnë kompensim për sigurimet e rritura për punonjësit për një periudhë 2-vjeçare, më pas do të jenë sipërmarrësit ata që do të mbajnë këto kosto.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bëhet fjalë për bizneset kryesisht fason ata që do të jenë në fokus të këtij kompensimi, por jo vetëm, edhe biznese prodhuese, përpunuesit e mishit apo të peshkut. Me këtë rritje të ndjeshme të pagës minimale, qeveria po synon të nxisë tregun e pagave në vend, pasi Shqipëria ka nivelin më të ulët dhe shërben si një nxitje për të emigruar.