Rama: Paga minimale 40 mijë lekë/ “Rritja do të bëhet brenda pak javësh”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Paga minimale 40 mijë lekë/ “Rritja do të bëhet brenda pak javësh”

Paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë brenda pak javësh. Lajmin e dha vete kryeministri gjatë një takimi me studentët. Edi Rama shpjegoi se synimi i qeverisë është që pas dy vjetësh të mos ketë paga nën 45 mijë lekë.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

“Dua t’ju them një sekret se jemi këtu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju përpara fjalëve të tjera të rastit që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë. Kur them shumë shpejt domehtënë cështje javësh dhe do të aplikohet për të gjithë. Nuk duam të kemi pagë më të ulët se 40 mijë lekë qoftë në sektorin publik, qoftë edhe atë privat. Nëse bëmë një përpjekje për të mbështetur 1 milionë shqiptarë nga pensionistët deri te grupet në nevojë, mbeti pa u adresuar pjesa e atyre që kontribuojnë në sektorin privat dhe besojmë që kjo rritje është e duhura dhe jo vetëm kaq por besojmë po ashtu që duke kontribuar edhe ne, qeveria me një mekanizëm që jemi duke përfunduar, paga minimale do të rritet në vijim dhe duam që brenda 2 viteve të shkojë në 45 mijë lekë.”

 

 

Advertisement

Rama u ndal edhe tek fenomeni i largimit të bluzave të bardha. Kryeministri u shpreh se vendosja e detyrimit të qëndrimit 3 vjet në Shqipëri për ata mbarojnë studimet në mjekësi ishte hapi i duhur

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

 “Vendi ynë ka nevojë për shërbime dhe shërbimet kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Gjithnjë e më shumë bluza atë bardha po spostohen drejt Gjermanisë. Ne nuk mund të pajtohemi me idenë se mund të mbetemi pa mjekë pa infermierë. Të paktën 3 vjet duhet të qëndrojnë në Shqipëri, kështu duhet të jetë. Më pas do të marrin një shërbim arsimor të lartë me kontribut masiv nga shteti shqiptar.”

 

 

Advertisement

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të rinjtë që të zgjedhin universitetet në Shqipëri dhe të mos largohen nga vendi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy