Agjencia e lajmeve Roiter ka publikuar nje video të pazakontë te liqenit  Potpecko me titulin: Plehrat permbytin Serbinë

Pamja shokuese u hodh  fillimisht në rrjetet sociale  në 4 Janar 2021 e më pas u përhap në të  gjithë sitet ambientaliste në Evropë. “Plehrat janë përhapur deri në horizont duke mbushur gjithë sipërfaqen e liqenit”, kështu e përshkruan agjensia Rojter këtë pamje të pazakontë  që ka tronditur opinionin vendas.

Banorët e zonës e konsideruan përmbytjen e liqenit nga plehrat një katastrofë mjedisore.

Aktivisti i mjedisit, Sinisa Lakovic, thotë se ndotja plastike ka ndodhur për  shkak të depozitimit të plehrave në vendepozitime të paligjshme dhjetravjecare. Disa prej këtyre vendedepozitimeve ndodhen në pjesën e sipërme të liqenit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke qenë se janë  male me plehra mbi tokë, ato kanë rrëshkitur në ujë. Tani katastrofa mjedisore rrezikon të shkaktojë dhe një tjetër pasojë të rëndë siç është bllokimi i digës në hidrocentralin e Visegad.

Ministrja e Mjedisit e Serbisë, Irena Vujovic, urdhëroi pastrimin e liqenit në mënyrë të menjëherëshme.

VIDEO: https://www.reuters.com/video/watch/idRCV009781

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";