Nisi mosbindja civile sipas thirrjes së Berishës?! Në Laprakë hidhen në mes të rrugës kazanët me plehra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tirana vijon të jetë një “zonë e kuqe” përsa i përket pandemisë botërore Covid 19. Por, kjo nuk i ka penguar ata që kanë menduar të jenë pjesë e Aleancës për Teatrin dhe që janë drejtuar prej orëve të para të mëngjesit në sheshin përpara Teatrit Kombëtar, aty ku dhe u kryer shembja, pas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Por, ndërkohë disa persona, për të cilët nuk ka asnjë informacion kanë kryer një veprim të paligjshëm në Laprakë, në rrugën kryesore që del nga Tirana. Kazanë të mbushur me plehra janë nxjerrë në rrugë, duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve.

Kësisoj, Policia që ka mbërritur aty pasi ka marrë informacion ka qenë e detyruar të udhëzojë shoferët të përdorin korsinë e emergjencës, me qëllim shmangien e trafikut të mundshëm qoftë edhe të atyre pak automjeteve që sot kanë të drejtën e lëvizjes.

Pamjet që shoqërojnë këtë shkrim duken qartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa më pas autoritetet lokale kanë vepruar për largimin e tyre. Por, a mund të jetë kjo një pjesë e veprimeve që tregojnë mosbindje civile?!.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy