Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin.

 

Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qyteti i Lezhës u rendit i pari për nivelin e lartë të inaktivitetit të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë të vitit. INSTAT raportoi se 55% e popullsisë në moshë pune nuk janë në kërkim të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021, ky tregues ishte 60% në të njëjtën periudhë të vitit 2020, dhe 45.7% në vitin 2019 (Popullsia jo-ekonomikisht aktive përfshin të gjithë personat të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë – pra, nxënës/studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar).

 

Pas Lezhës, Dibra rendit e dyta për nivelin e lartë të inaktivitetit me 51% të popullsisë në moshë pune. Inaktiviteti në Dibër gjatë këtij viti rezultoi më i lartë se gjatë pandemisë ku u raportuan 50.2% e popullsisë në moshë pune inaktive.

Tirana vjen e treta në renditje për nivelin e lartë të inaktivitetit, me 44% të popullsisë në moshe punë që nuk po kërkon punë, nivel i njëjtë tremujorin e dytë 2020, ku ishte kulmi i masave kufizuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në anën tjetër, Gjirokastra është qarku me nivelin më të ulët të inaktivitetit me vetëm 29,9% të popullsisë në moshe pune me rritje gati dy pikë në krahasim me periudhën e karantinës ku popullsia inaktive ishte 27.8%.

 

Më tej Elbasani renditet i dyti për shkallën e ulët të inaktivitetit, me 32.7% të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë 2021 me një rënie gati 7 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 kur ishin karantina totale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Korça gjithashtu është një nga qarqet me nivelin më të ulët të popullsisë inaktive me vetëm 34.5% të personave në moshë pune, me një rritje të 3 pikë përqindje në raport me periudhën e karantinës.

 

Treguesit e inaktivitetit në tregun e punës vijnë paradoksalë në disa qarqe, pasi vërehet rritje në raport me periudhës e mbylljes totale në tremujorin e dytë 2020.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare kohët e fundit ka analizuar se, statistikat e punësimit fshehin fenomenin e emigracionit. P.sh. një pjesë e madhe e uljes së papunësisë para pandemisë i atribuohej niveleve të larta të emigrimit që zbrazi popullsinë e papunë dhe liroi vendet e punës për pjesën tjetër.

 

Pavarësisht nivelit të lartë të inaktivitetit, shumë biznese që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës si fasoni, ndërtimi dhe Bujqësia po vuajnë mungesën e punonjësve./Monitor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";