Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në emrër të PD dhe grupit parlamentar ka përshëndetur vendimin e parlamentit bullgar për heqjen e vetos ndaj maqedonisë së Veriut.

 

Megjithatë, përmes reagimit të tij Boçi shprehet se përgjegjës për mos hapjen e negociatave nuk është vetoja bullgare por vetë Edi Rama.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Partia Demokratike
Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut
Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e mos hapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera ku përfshihen kurrupsioni, largimi i të rinjve e qytetarëve, krimi, grabitja e zgjedhjeve, etj.
Përgjegjësi kryesor është Edi Rama!”- shkruan Luçiano Boçi.

 

Parlamenti bullgar miratoi ditën e sotme me 170 vota pro, heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut por ka qenë pikërisht kjo e fundit e cila ka refuzuar propozimin francez.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se propozimi francez është i pa pranueshëm për Maqedoninë e Veriut.

 

Ai gjithashtu kërkoi të respektohet integriteti gjuhësor dhe etnik I popullit maqedonas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";