Votimi i parlamentit bullgar për heqjen e vetos/ Reagon Meta: Në pritje të lajmit tjetër…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Votimi i parlamentit bullgar për heqjen e vetos/ Reagon Meta: Në pritje të lajmit tjetër…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit nga parlamenti bulgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

 

Meta thekson se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.

 

Advertisement

Ndërkohë, presidenti shkruan se është në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende.

 

“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.
Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende”, shkruan Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy