Edhe sot, pedagogët kanë vijuar me protestën e tyre, ku kërkojnë plotësim të kërkesave, që kulmon me rritjen e pagës.

 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, në fjalën e tij nga Korpusi Universitar, ka deklaruar se kërkesat e pedagogëve shihet se nuk janë të mjaftueshme dhe se është nevoja që të kemi një platformë të re universitare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shpjegoi se për këtë qëllim do të mbahet një forum ditën e nesërme për ndarjen e ideve.

 

Derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata që nuk kan pasur disiplinë tërë viteve japin mësim sot. Qëllimi kryesor është rritja e disiplinës. Dekanët po mbledhin njerëzit për ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërjkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind”, u shpreh ai.