Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka kërkuar çregjistrimin e ish kryedemokratit, Lulzim Basha, nga partitë politike. Vendimi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në deklaratën e tij për mediat, pas përfundimit të mbledhjes që zgjati rreth dy orë.

 

Gjithashtu, Bardhi thekson se një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë është dhe anulimi i zgjedhjeve për kreun e PD, të cilat ishin parashikuar të mbaheshin më 29 korrik. Bardhi argumenton se vendimi për zgjedhjen e kreut të PD është nul dhe i pavlefshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kërkesë për çregjistrimin e ish kryetarit të dorëhequr, Lulzim Basha, sipas deklaratës publike të datës 22 mars 2021, nga regjistri i partive politike”, tha ai. “Anulimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD që ishte njoftuar më 27 korrik. Pezullimin e rregullshmërisë Staturore të përbërjes së saj. Pranimin e dorëheqjes së datës 21 mars 2022 të ish kryetarit të partisë, Lulzim Basha dhe pranimin e dorëheqjes së datës 17 maj të ish nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj”, shtoi ai.

 

Në të njëjtën kohë, Bardhi bëri me dije se ndër vendimet e marra nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të thirrur nga ai, ishte dhe shpallja e pavlefshme e vendimeve të më hershme të marra nga Komisioni i Etikës dhe jo vetëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Konstatimin se me datën 20 qershor nuk ka pasur asnjë mbledhje të rregullit të Këshillit Kombëtar të PD”, tha ai duke shtuar se vendimet e marra janë nul dhe të pavlefshme. “Shfuqizimin e vendimit të datës 6 qershor të Kryesisë për organizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen për kryetar të PD”, tha ai.

 

Bardhi përforcoi qëndrimin e tij duke theksuar se askush nuk duhet të përdorë partinë për interesat e tij. Ai shton se pasojat do të bien mbi demokratët dhe mbi shqiptarët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD morën pjesa 245 anëtarë.