Kjo fundjavë shënon mbylljen e procesit të vaksinimit në qytetin e Vlorës për stafin mjekësor. Të dielën nis kryerja e injeksionit për personat që bëjnë pjesë në grupet e riskut. Vlerësimi do të bëhet nga mjekët e familjes, duke filluar nga moshat mbi 80 vjeç.

 

Ndërkohë kur numri i të infektuarve është në rritje kreu rajonal i Operatorit të sherbimit të kujdesit shëndetësor, konfirmon se janë marrë 10 mijë teste të shpejta, për t’u përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krahas Vlorës e Korçës, procesi i vaksinimit për të moshuarit dhe bluzat e bardha vijon në qendrat e dedikuara edhe në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Berat e Kukës. Ndërkohë, të hënën do të mbërrijë edhe dërgesa e radhës nga kompania Pfizer, sikuse njoftoi një ditë më parë, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.