Nis vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve edhe në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve edhe në Korçë

Nis procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Korcë.

Fillimisht është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid19 e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.

Në ditën e parë të procesit, raporton Vizion Plus, do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korcës dhe mjekë të qendrave shëndetësore.

Mësohet se gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korcës. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy