Niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ka arritur rreth 271 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit mars.

 

Këto shifra tregojnë se që nga dita e parë e reshjeve të shiut, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 12 metra. Niveli maksimal i liqenit është 296 metra. Për të arritur këtë shifër, basenit më të madh i duhen edhe 26 metra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, janë rikthyer edhe reshjet e borës në fshatrat e Kukësit në lartësinë mbi 700 metra. Deri tani, nuk raportohet për probleme.