DPHM: Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për dy centimetra është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, ndërsa për një në atë të Prespës, përderisa niveli i Liqenit të Ohrit është njëjtë si dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Edhe krahas kësaj, niveli i Liqenit të Ohrit është për katër centimetra më i ulët se mesatarja për gushtin, njëjtë si edhe ai i Prespës, te i cili është për 1,6 metra më i ulët se mesatarja shumëvjeçare, përderisa niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është për 2,66 metra më i lartë se mesatarja.

Niveli i lumenjve në vend është i ndryshëm. Te disa prej tyre janë dukshëm më të larta nga mesatarja, ndërsa te disa më të ulëta, por në të shumtën e rasteve janë të njëjta ose edhe pak më të larta në krahasim me dje.

DPHM: Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy