Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar në Laç, pasi kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për lojëra fati.

 

Policia njofton se gjatë kontrollit u zbulua veprimtaria e paligjshme , ndërsa u sekuestruan 6 kompjutera dhe një shumë parash.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Konkretisht, në lagjen nr. 6, Laç, në lokalin e marrë me qira nga shtetasi E. J., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për kryerjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit”, njofton policia.

 

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë 4 persona që ndodheshin në ambient gjatë kontrollit të policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";