Përshtati lokalin për prodhim të Bitcoin, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përshtati lokalin për prodhim të Bitcoin, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi u konstatua se kishte shndërruar lokalin e tij në biznese të jashtëligjshme.

 

Blutë konstatuan se Abdyl Kacaca 31 vjeç, e kishte kthyer biznesin e tij për përdorim të lëndëve narkotike si dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcion).

 

Advertisement

Nga ky operacion u seksuestruan një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe kokainë, pajisje që gjenerojnë kriptomonedha (Bitcoin), si dhe sasi kafeje që dyshohet e kontrabanduar.

 

Mbi Abdyl Kacacën rëndojnë akuzat e “Përshtatjes së lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy