Përshtati lokalin për përdorimin e drogës/ Arrestohet pronari në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përshtati lokalin për përdorimin e drogës/ Arrestohet pronari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar pronarin e një lokali pasi përshtati ambientin për përdorimin e drogës.

 

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjera.

 

Advertisement

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Butterfly”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: V. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;
L. K., 21 vjeç dhe B. I., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit V. K., në Maminas, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

 

Advertisement

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy