Bënte kërdinë me vjedhje/ Arrestohet 41 vjeçari në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bënte kërdinë me vjedhje/ Arrestohet 41 vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali” në kuadër të të cilit u bë kapja në flagrancë e shtetasit P. P., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës.

 

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, në tentativë për të vjedhur në një banesë, në lagjen nr. 2, Durrës.

 

Advertisement

Nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara (kryesisht veshja që ky shtetas përdorte për të realizuar vjedhjet), bazuar dhe në pamjet filmike të sekuestruara u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, autor i të cilave dyshohet të jetë 41-vjeçari i arrestuar në flagrancë, konkretisht:

1. Më datë 09.03.2022, në lagjen nr. 5, ka vjedhur një aparat celuar në një furrë buke, në pronësi të shtetasit D. S.;

2. Më datë 07.03.2022, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr. 11, Durrës;

3. Më datë 24.01.2022, ka vjedhur një sasi lekësh në një furrë buke, në lagjen nr. 12 Durrës, në pronësi të shtetasit E. K.;

Advertisement

4. Më datë 11.01.2022, ka vjedhur një sasi lekësh në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 2, Durrës.

5. Më datë 17.12.2022, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr. 1 Durrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy