Një 30-vjeçar u prangos nga policia e Durresit pas nje konflikti ne lagjen nr.13 te qytetit bregdetar.
Ai pati nje konflikt me nje 17-vjecar jashte nje picerie ne qytetin bregdetar.
Sherri degjeneroi ne plagosjen me thike te adoleshentit, ngjarje per te cilin u kap brenda nje kohe te shkurter shtetasi me iniciale B.M.
Fatmiresisht i plagosuri eshte jashte rrezikut per jeten.
Plazh, Durrës
Dëmtoi me mjet prerës, një 17-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërohet në ambientet e Policisë 30-vjeçari.
Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, në ambientet e jashtme të një picerie, shtetasi B. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 17-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur shtetasin B. M. dhe e kanë shoqëruar atë, në ambientet e Stacionit të Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.
