Korçë/ Plagosi me thikë dy persona, në pranga 17-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korçë/ Plagosi me thikë dy persona, në pranga 17-vjeçari

Një adoleshent ka plagosur me thikë dy persona këtë të premte në Korçë.

 

Policia njofton se 17-vjeçari pas një konflikti çasti ka degaraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

 

Advertisement

Dy të lënduarit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

 

“Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy