Plagosi me thikë 2 vëllezër/ Arrestohet 27 -vjeçari në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi me thikë 2 vëllezër/ Arrestohet 27 -vjeçari në Fier

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim një shtetas ka plagosur me thikë 2 vëllezër, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilët bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

 

Policia arrestoi shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy