Plagosi me thikë Besmir Ukën/ Arrestohet autori, në pranga edhe ndihmësi i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi me thikë Besmir Ukën/ Arrestohet autori, në pranga edhe ndihmësi i tij

Policia e Sarandës ka arrestuar një 37 vjeçar me iniciale E.Sh, i cili akuzohet se në datën 21 tetor ka plagosur me thikë Besmir Ukën.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se në prang aka rënë edhe një 42 vjeçar me iniciale E.M pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin për të fshehur ngjarjen, si dhe për ta larguar nga qyteti i Sarandës.

 

Advertisement

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi B. U., 37 vjeç.

 

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

 

Advertisement

-E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.

 

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.

 

Advertisement

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy