Komisariati i Policisë Nr. 4, i ka ardhur në ndihmë 1 turisti italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur.

“Mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se 1 turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatarve”, njofton policia e Tiranës.

 

Pas njoftimit,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas 5-orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv