U gjet i pajetë në malin e Dajtit/ RENEA nxjerr trupin e biznesmenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U gjet i pajetë në malin e Dajtit/ RENEA nxjerr trupin e biznesmenit

Forcat e Policisë RENEA kanë nxjerrë nga humnera trupin e pa jetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Për shkak të terrenit të vështirë, policia kërkoi ndërhyrjen e forcave RENEA, të cilët arritën ta nxjerrin trupin e pa jetë. Trupi i pajetë i biznesmenit do të dërgohet në morg, ku do i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Biznesmeni u gjet i vrarë në zonën e Qafës së Mollës në Malin e Dajtit. Për shkak se trupi është gjetur pjesërisht i dekompozuar, mendohet se Ruzhdi Hoxha të jetë ekzekutuar që ditën që është rrëmbyer, pra dy javë më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy