Një aksident është regjistruar mesditen e kësaj të enjte në Lushnjë. Një 67-vjeçare e identifikuar si Eli Puka është përplasur nga një automjet. Raportohet se në momentin e aksidentit, 67-vjeçarja po kalonte në vizat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ” Marin Barleti”.

 

Drejtuesi i mjetit po merrte kthesën në momentin e aksidentit. 67-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të kryer, drejtuesi i mjetit rezultoi se nuk ishte nën ndikimin e alkoolit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";