Përplasen dy makina në Tiranë/ Aksidentohet këmbësorja që po kalonte rrugën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasen dy makina në Tiranë/ Aksidentohet këmbësorja që po kalonte rrugën

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë ku një grua ka mbetur e plagosur.

 

Policia bën me dije se në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S. Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy