Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotmë, rreth orës 09:20 në Rubik.

Policia bën me dije se shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";