Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur një automjet. Rezulton se 28-vjeçari është dënuar më parë për të njëjtin krim.
“Pas njoftimit se në lagjen nr. 13, po tentohej të vidhej një automjet, është finalizuar operacioni policor i koduar “Tentativa””, thotë policia.
Gjatë operacionit u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Hasan Zylfa, 28 vjeç, banues në fshatin Rrashbull.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës fiktiv, me të cilin 28-vjeçari tentonte të kryente vjedhjen./vizionplus.tv
