Vodhën një makinë në një lavazh në Vlorë/ Policia arreston 22-vjeçarin, procedohet penalisht adoleshenti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhën një makinë në një lavazh në Vlorë/ Policia arreston 22-vjeçarin, procedohet penalisht adoleshenti

Policia e Vlorës ka arrestuar një 22-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë një adoleshent, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një automjet në një nga lavazhet e qytetit bregdetar.

 

Në një njoftim për media, bëhet me dije se pas marrjes së njoftimit, policia dhe “Shqiponjat” kapën dy personat, pas 30 minutash ndjekje.

 

Advertisement

Makinë e drejtonte shtetasi me iniciale A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.

 

Vlorë/Reagimi në kohë i shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e një automjeti.

 

Advertisement

Vodhën një automjet në “Plazhin e Ri”, në Vlorë, reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin pas rreth 30 minutash ndjekjeje, të 2 shtetasve që kishin vjedhur  automjetin. 

 

Policia vuri në pranga një 22-vjeçar që drejtonte automjetin e vjedhur dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer në këtë automjet. 

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë që patrullonin në territor, për garantimin e rendit dhe sigurisë, morën njoftim për vjedhjen në një lavazh, të një automjeti në  pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të “Plazhit të Ri”, Vlorë.

 

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat “Shqiponja”, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i kontrollit të territorit, lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij.

 

Advertisement

Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, bënë të mundur bllokimin e automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.

 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 22 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy