Morën me dhunë 58 vjeçarin në makinë dhe i vodhën paratë, policia arreston një nga autorët në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Morën me dhunë 58 vjeçarin në makinë dhe i vodhën paratë, policia arreston një nga autorët në Durrës

Blutë e Durrësit ka arrestuar një nga autorët e një grabitjeje nën kërcënimin e thikës. Policia njofton se dy persona kishin marrë në automjet dhe kërcënuar një 58 vjeçar, duke i marrë një sasi parash. Ky i fundit ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e këmbimit valutor.

 

Policia njofton se lidhur me këtë ngjarje ka shpallur në kërkim dhe një person tjetër të dyshuar si autori kryesor i krimit.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë:

 

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Dinamika”.

 

Advertisement

I morën me forcë dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), një shumë parash, një shtetasi, identifikohet dhe arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar, si dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar kryesor i këtij krimi.

 

I arrestuari, drejtuesi i automjetit që u përdor për të kryer vjedhjen. Ky automjet u sekuestrua nga Policia e Durrësit, në cilësinë e provës materiale.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë kallëzim nga shtetasi S. H., 58 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte në rrugë, në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, se 2 shtetas të paidentifikuar e kishin marrë në një automjet dhe duke e kanosur me mjet prerës (thikë), i kishin vjedhur një shumë parash, dhe më pas ishin larguar.

 

Menjëherë pas këtij kallëzimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Advertisement

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dinamika”, falë veprimeve të shpejta profesionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve të dyshuar të këtij rasti, konkretisht i shtetasit:

 

-V. R., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar kryesor të këtij krimi, njëkohësisht bashkëpunëtor i shtetasit të arrestuar V. R.

 

Nga hetimet paraprake të kryera për këtë rast, rezulton se 63-vjeçari, së bashku me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, kanë marrë shtetasin S. H., në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. R., dhe duke e kanosur atë, me mjet prerës (thikë), i kanë marrë shumën 1 000 000 lekë dhe më pas janë larguar.

 

Advertisement

Automjeti që u përdor për kryerjen e kësaj vjedhjeje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy