Vihet në pranga pronari i një banesë ku po kryeshin punime pa peje ne Qeparo.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Qeparo, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit P. P, banues në fshatin Qeparo.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith”, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";