Automatik dhe 570 fishekë në shtëpi, arrestohet 67-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Automatik dhe 570 fishekë në shtëpi, arrestohet 67-vjeçari

Nje 67 vjecar u arrestua ne Fushe-Arrez per mbajtje te armeve te zjarrit.

Gjate kontrollit ne banese, ketij shtetasi iu gjet nje arme zjarri automatik me tre krehra dhe 570 fisheke.

Kontrolli ne shtepine  eshtetasit J.D, u be pas informatave te marra ne rruge operative se ky person mbante arme ne banese.

 

Advertisement
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J. D., në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy