Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin bëri thirrje për veprim global kundër antisemitizmit, duke e krahasuar atë me betejën ndaj koronavirusit.

“Njëjtë sikurse në luftën kundër koronavirusit, të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të luftuar virusin e antisemitizmit dhe urrejtjes radikale”, tha Rivlin të mërkurën përmes një organizimi online të organizuar nga memoriali i Holokaustit Yad Vashem i Izraelit.

Presidenti izraelit tha se kjo duhet bërë duke përdorur “të gjitha mjetet që kemi në dispozicion – të tilla si hulumtimet, edukimi dhe zbatimi i ligjit”.

Sipas tij, antisemitizmi dhe mohimi i Holokaustit po bëhen më të përhapura falë përhapjes së teorive antisemitike të konspiracionit në lidhje me pandeminë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, Yad Vashem hapi një faqe të veçantë interneti që përmban ekspozita në internet, burime arsimore dhe një “mur përkujtimor” virtual.

Gjermanët nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vranë rreth 6 milionë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Izraeli ka përkujtuar viktimat në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit që nga viti 1951.

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara e vendosën Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit më 27 janar – dita kur në vitin 1945 ushtria sovjetike çliroi kampin e Aushvicit./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";