
Mijëra izraelitë po protestojnë këtë të dielë në Jeruzalem. Ata janë mbledhur para rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanjahu ku po kërkojnë dorëheqjen e tij, pas akuzave për korrupsion, por edhe për keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Protesta pati edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës, ku nuk munguan as përplasjet me policinë, e cila përdori gazin lotësjellës dhe ujin me presion, për të shprëndarë turmën e protestuesve.
Zemërimi i publikut është rritur muajt e fundit për akuzat kundër netanjahut për rryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, akuza të cilat kryeministri izraelit i mohon.
Javët e fundit izraeli është përfshirë nga protestat e shtrira në të gjithë vendin, ndërsa Netanjahu përveç akuzave, po përballet edhe me zemërmin gjithnjë e në rritje të qytetarëve.
The post Protesta kundër Netanjahut/ Kryeministri izraelit akuzohet për korrupsion appeared first on Vizion Plus.