Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

 

Sipas saj, procesi është farse dhe përfundimi do të jetë që kryeministri Rama do të kapë institucionin e Prsidencës. Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Mehmetaj tha se do të jetë e vështirë të gjendet një figurë e fortë si ajo e Ilir Metës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Procesi duket që është i gjithi një farsë dhe përfundimi do të jetë që Rama me votat e veta e të blera të zgjedhë presidentin, pra të kapë edhe një institucion tjetër, i vetmi që ka qenë i pavarur deri më sot.

Mendoj që ka figura që janë konsensuale, njerëz të balancuar që mund ta mbulonin shumë mirë figurën e presidentit. Dyshoj që qëllimi i Ramës dhe i kësaj mazhorance është të gjejë një figurë të tille.

Mendoj që do të jetë e vështirë që të gjendet një figurë tjetër si ajo e zotit Meta i cili ka paur e forcën politke që të dijë t’i bëjë ballë një qeverisje.
Dyshoj që të gjendet një figurë e tillë kaq e fortë”, tha Mehmetaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";