Analisti Mërtiri: Presidenti, figurë politike, por jo partiake!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Analisti Mërtiri: Presidenti, figurë politike, por jo partiake!

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Ergys Mërtiri, teksa flitej për pozicionin e presidentit Meta, në politikën e ditëve të fundit dhe gjuhën e përdorur prej tij, u shpreh se presidenti është, sipas tij, një figurë politike dhe jo partiake.

Mërtiri sqaroi se presidenti bën politikë, e kontrollon atë dhe është një barrierë ndaj qeverisë, kur kjo e fundit i tejkalon kompetencat e saj.

Ergys Mërtiri: Të thuash që presidenti nuk është politik është komplet e gabuar

Arben Meçe: Ku e mbështet këtë more zotëri?

Advertisement

Ergys Mërtiri: Është mendimi im. Presidenti, padyshim, pa asnjë lloj hezitimi  është pozicion politik. Nuk është pozicion partiak, po, por jo politik, se presidenti bën politikë, kontrollon politikën. Është një barrierë ndaj qeverisë, kur qeveria tejkalon kompetencat, me ato kompetenca që Kushtetuta i jep presidentit.

Dhe presidenti nuk gjykon Kushtetutën, por ato kompeteneca që Kushtetuta ia jep, i zbaton.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy