Prezantohet në Shkup plani i BE-së për Ballkanin, 6 miliardë euro

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, mori pjesë në Ministerialin “Forcimi i konvergjencës socio-ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor për integrim të përshpejtuar në BE”, i cili u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut.

 

Në këtë Ministerial u prezantua Plani i ri Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë Euro grante dhe kredi dhe synon të sjellë përfitime për vendet e BP përpara anëtarësimit në BE, nxitjen e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fjalën e tij, Ministri Ervin tha se kjo mbështetje do të shërbejë si një shtysë për vijimin e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nxitjen e instrumenteve që aktualisht janë në proces. Pavarësisht reformave që vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin në drejtim të konektivitetit dhe agjendës së gjelbër, Ministri Mete tha se fokusi i reformave të mëtejshme duhet të ketë një qasje në drejtim të biznesit.

 

Kjo, sipas Ministrit, në mënyrë që të lehtësohet mënyra e të bërit biznesit dhe të përmirësohet klima e biznesit, të mundësohet aksesimi i tregut të Bashkimit Europian përpara së të ndodhë integrimi, të përshpejtohet procesi i integrimit dhe konvergjenca e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";