3.2 mld euro të BE për 21 projekte në Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
3.2 mld euro të BE për 21 projekte në Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria

Komisioni Europian njoftoi paketën e parë prej 3.2 miliardë euroshe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e ndihmës totale prej 30 mld eurosh në modernizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore, energjitike dhe digjitale.

Paketa e parë do të përdoret për të mbështetur 21 projekte në këto fusha.

Kjo është paketa e parë e madhe e projekteve në kuadër të 30 mld eurove të Planit ambicioz Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, të cilin Komisioni e miratoi në tetor 2020. Projektet janë krijuar për të sjellë përfitime të ndjeshme për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri i Zgjerimit tha se janë identifikuar projektet e para që do të përfitojnë nga ky financim.

Advertisement

“Ndërlidhjet më të mira dhe më të qëndrueshme në transport, në infrastrukturën digjitale dhe në energjinë e rinovueshme do të nxisin ekonominë, do të çojnë përpara tranzicionin e gjelbër dhe digjital të rajonit, si dhe do të sjellin një numër mundësish për njerëzit dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë BE-në”, deklaroi Oliver Varhelyi.

Projektet e identifikuara janë autostrada Adriatiko-Joniane, që nis nga Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe përfundon në Greqi. Ndërlidhjen hekurudhore të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe korridorin Rhine-Danub.

Në fushën e energjisë do të financohen projekte për ndërtimin e platformave të prodhimit të energjisë me diell dhe investohet në përmirësimin e ndërlidhjes elektrike mes vendeve.

Në fushën e mjediti dhe klimës do të investohet në impiante të përpunimit të ujërave të ndotura, ndërsa në fushën digjitale do të ndërtohen e përmirësohen rrjetet e lidhjes me internet për të siguruar akses të gjerë në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Advertisement

Sipas BE, këto investime do të përshpejtojnë gjithashtu integrimin e rajonit, në përputhje me perspektivën e tij të qartë europiane.

BE thotë se plani 30 mld eurosh do të zbusë hendekun e zhvillimit ekonomik mes unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy