Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka ndjeku nga afër procesin e votimeve për primaret e 6 marsit.
Në një lidhje direkte në studion e lajmeve në Vizion Plus, Bylykbashi e cilësoi si një proces historik.

 

“Ky është proces historik, është hera e parë që anëtarërt e PD caktojnë kush është kandidati që do garojë për ta dhe jo kryetari me vulën e tij. Është ajo që ne sanksionuam në statutin e 11 dhjetorit me votën e 4436 delegatëve duke miratuar një statut që zgjeroi demokracinë brenda partisë. U dhamë të drejtën e primareve, u dhamë referendumit dhe sot kemi për herë të parë primare të këtij lloji. Kjo ka një vlerë të jashtëzakonshme”, tha Bylykbashi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, ‘ajo që bën sistemi i primareve ka një virtyt të jazhtëzakonshëm, legjitimitetin e kandidaturave’.

 

Deputeti demokrat theksoi se pjesëmarrja shumë e larët në këto votime tregon se përçarja e PD është tek figurat drejtuese, por baza ndjek parimet e demokracisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot kanë votuar në degën e Durrësit 1546 anëtarë të PD. Është një numë i lartë në krahasim me çdo votim ku ka qenë Basha”, tha Bylykbashi.