Përjashtimi i Berishës dhe mbështetësve të tij nga PD/ Bylykbashi: Zero vlerë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përjashtimi i Berishës dhe mbështetësve të tij nga PD/ Bylykbashi: Zero vlerë!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi e konsideron të pavlefshëm vendimin e kryesisë së PD-së për ta përjashtuar Sali Berishën dhe 8 mbështetësit e tij nga Partia Demokratike.

 

I ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, Bylykbashi tha se ky vendim i Bashës ka zero vlerë për të përjashtuarit.

 

Advertisement

“Ky vendim ka zero vlerë për të përjashtuarit. Këtë pushtet nuk e ka as kryetari as këshilli kombëtar”, tha Bylykbashi.

 

 

Ai u ndal edhe tek protesta në selinë blu dhe paralajmërimi i Berishës për vazhdimin e tyre. Sipas Bylykbashit, selia e Partisë është e rëndësishme për funksionimi e partisë.

Advertisement

 

“Ajo që është më rëndësishmë për PD është riorganizimi i partisë dhe të gjithë do shohin se Basha jo veteëm rreh anëtarët e tij por ky është dimri i vetmisë së madhe të tij”, tha Bylykbashi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy