Në shumë qendra në të gjithë vendin procesi i votimit nuk ka nisur dhe shkak për këtë është bërë problemi me pajisjen e identifikimit.
Ish kreu i PD së Kukësit Ibsen Elezi në një reagim për “Maratona Zgjedhore” në Vizion Plus u shpreh se KQZ duhet të kishte marrë masat më parë për këtë gjë.
Ai sugjeroi se më e lehtë do të ishte nëse vendi jonë do të kishte një pajisje identifikuese përmes retinës së syrit.
Nuk kërkon ekspertë të thelluar problemi i pajisjeve. Nuk e di pse nuk merren masat minimale. Kur hap një proce dhe përdor një mjet, mjeti nuk duhet të bëhet problem për procesin.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KQZ duhet të kishte marrë masat për të mos pasur probleme të kësaj natyre. Kjo është paaftësi e KQZ.
Idnetifikimi do ishte më e lehtë përmes retinës së syrit, sesa të shenjës së gishtit, e cila do ketë më tepër vështirësi për moshat e dyta e të treta që vijëzimin e gishtit nuk e kanë të qartë.