Draft-ligji i Tatimit mbi të Ardhurat ka përfshirë në debate dhe kundërshti biznesin e vogël dhe konkretisht profesionet e lira.

 

Audituesja ligjore Meri Lika, e ftuar në E-ZONE thotë se kjo kategori profesionistësh nuk është kundër tatimit, por është kundër diskriminimit që prodhon kjo nisëm.

“Ne duam që fashat e tatimit të jenë më të ulëta, nuk jemi kundra frymës së tatimit, por normat tatimore janë të larta. Mbi të gjitha, pse duhet të paguajmë vetëm ne, profesionet e lira, pse të mos paguajnë të gjithë bizneset. Ne shihemi si delja e zezë, meqë qeveria ka nevojë për para duhet të na tatojë në profesionet e lira, po të tjerët pse duhet të jenë të përjashtuar nga tatimi?” – u shpreh Lika.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";