“Jo tatim vetëm profesioneve të lira”/ Agjentë imobiliarë e kontabilistë kundër Ministrisë së Financave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo tatim vetëm profesioneve të lira”/ Agjentë imobiliarë e kontabilistë kundër Ministrisë së Financave

Draftligji i ministrisë së financave për të tatuar me dy fasha, vetëm profesionet e lira, shihet nga të fundit si një nisëm e cila prodhon pabarazi. Agjentët e pasurive të patundshme si dhe kontabilistët thonë se nuk mund të ketë ndarje dhe përjashtime mes biznesve të vogla.

 

Nëse tatohet duhet të paguajnë taksa të gjithë, cdo përjashtim është diskriminim.

 

Advertisement

Por zyrat e ndërmjetësimit të shitjes së pasurive të patundshme thotë se nëse ky ligj do të gjejë miratim, shume prej tyre do të mbyllen.

 

Ndërsa për kontabilistët paqartësia e ligjeve fiskale dëmton bizneset, ndërsa cdo kosto e shtuar do të përkthehet në rritje tarifash.

 

Advertisement

Drafti ligji është në fazën e konsultimeve dhe grupet e interesit janë duke bërë propozime konkrete se si nisma mund të gjejë zbatim pa prodhuar efekte negative në treg.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy