Komisioni Evropian ka publikuar progres- raportin per Shqiperine duke vleresuar se vendi yne ka bere progresin e nevojshem per te zhvilluar konferencen e dyte nder qeveritare.
Ne dokumentin prej 148 faqesh skanohet e gjithe situata ne Shqiperi duke nisur nga zgjedhjet, parlamenti, sektori i ekonomise, bujqesia, media e shoqeria civile duke vleresuar se cfare duhet te beje shteti shqiptar per te pasur te njejtat standarte si vendet anetare te bashkimit evropian.
Ne raport me betejen e opozites ne parlament, Brukseli i jep te drejte deputeteve demokrate ne kerkesat e tyre per ngritjen e komisioneve hetimore.
“Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi.”
Në raport nuk janë përfshirë ngjarjet e fundit në parlament, por situata e tensionuar në fillimin e këtij viti, dhe Brukseli vëren se është I paprecedent përjashtimi I 23 deputetëve në harkun kohor të një muaji
“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji.”
Per Brukselin korrupsioni mbetet shqetesimi kryesor per Shqiperine edhe pse Komisioni Eropian njeh arritjet e spakut ne lidhje me ceshtjen e inceneratoreve.
“Në cështjet me profil të lartë, gjykatat e posacme dhanë dënime penale; vecanërisht dënimi i një ish-ministri të mjedisit me 10 vite burg dhe një deputeti me 4 vite burg si pjesë e një hetimi për kontratat koncesionare për trajtimin e mbetjeve. Një ish-zëvendëskryeministër u akuzua nga spak për vepra penale përfshi edhe korrupsion pasiv; si pjesë e hetimit për cështjen e inceneratorëve.”
Por pavarësisht këtyre rezultateve, Brukseli kërkon që të vazhdojë hetimi dhe dënimi I zyrtarëve të nivelit të lartë.
“Korrupsioni është I përhapur në shumë aspekte të jetës publike dhe biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një impakt të kufizuar. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në nivelet e larta mbetet një prioritet I rëndësishëm për të goditur më tej kulturën e pandëshkueshmërisë.”
Brukseli tërheq vëmendjen për ligjin që legalizoi kanabisin për qëllime mjekësorë, duke I kërkuar shtetit të marrë masa për të ndaluar që kanabisi të shitet për qëllime të tjera. Gjithashtu Komisioni Europian thekson se shqiperia do të jetë në monitorim për cdo inisiativë të mundshmë që lidhet me aministinë fiskale.
Vlerësimin më të mirë shqipëria e ka marrë në marrë në politikën e jashtme ku vlerësohet linjëzimi i plotë me Bashkimin Evropian. Vlerësime pozitive vendi ynë ka marrë edhe për marrëdhëniet me fqinjët, por megjithatë progres- raporti ka vënë në dukje problemet e krijuara me greqinë pas arrestimit të kryetarit te zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Beleri.
“Masa e paraburgimit për një kryetar të zgjedhur bashkie që I përket minoritetit grek, gjyqi për të cilin nisi në 14 shtator me akuzën për blerjen e votave, është bërë shkak për tensione mes dy vendeve.”
Pavarësisht se Komisioni Evropian rekomandon zhvillimin e konferencës së dytë ndërqeveritare; vendimi final i përket vendeve anëtare të BE. Për shkak të ceshtjes Beleri, Greqia ka paralajmëruar bllokimin e procesit të integrimit për Shqipërinë dhe mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë kur Këshilli Evropian të shqyrtoje vendimin për Shqipërinë.