Raporti i Komisionit Evropian/ Varhelyi: Shqipëria ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raporti i Komisionit Evropian/ Varhelyi: Shqipëria ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate

Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka prezantuar progress-raportin për  Shqipërinë për vitin 2022.

 

Në fjalën e tij, Varhelyi tha se vendi ynë ka bërë progress dhe ka dhënë rezultate positive, teksa shton se Shqipëria ka mbajtur 100% linjë europiane për pushtimin rus në Ukrainë.

 

Advertisement

Ai shtoi se e drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme

 

Është vend i dytë me të cilin hapëm negociatat këtë vit. Ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vetting që po vijon janë shembuj të një pune të mirë. Shqipëria ka luftuar krimin dhe korrupsionit.  Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropian për pushtimin rus të Ukrainës.

 

Advertisement

E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme.  Ne kemi thënë këtë gjë edhe vititn e kaluar por këto sfida janë të rëndësishme për ne. Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politik dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme për të vijuar më tej”, tha ndër të tjera Varhelyi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy