Më shumë mbështetje për sportet/ Kreu i komitetit olimpik ndërkombëtar: Shqipëria ka bërë progres

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më shumë mbështetje për sportet/ Kreu i komitetit olimpik ndërkombëtar: Shqipëria ka bërë progres

Në funksion të një mbështetje më të madhe financiare ndaj lëvizjes olimpike shqiptare, kreu i olimpizmit botëror Thomas Bach vizitën e parë në Tiranë e zhvilloi në mjediset e komitetit tonë olimpik.

THOMAS BACH
PRESIDENTI I KOMITETIT OLIMPIK NDERKOMBETAR
Jemi shumë të emocionuar të shikojmë progresin që po bën sporti në Shqipëri në krahasim me të shkuarën. Jemi besimplotë se shqiptarët mund të kenë përpara një të ardhme të ndritur.

 

Në forcimin e lëvizjes olimpike, kryeministri Edi Rama veçoi si të rëndësishme rijetësimin e skuadrave sportive nëpër shkolla dhe zhvillimin e kampionateve në disiplina të ndryshme.

Advertisement

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Do vazhdojmë të hedhim hapa të tjerë që në të gjitha shkollat e vendit të kemi skuadra dhe të kemi kampionate sportive në shkolla. Edhe të kemi nga kjo lëvizje sportistë që të ngjiten në shkallë të tjera dhe të shkojnë deri në olimpiadë. E rëndësishme është ta kemi këtë lëvizje sportive për t’i dhënë fëmijëve mundësinë të shkëputen nga bota e kompjuterëve. Jetë pa sportin dhe një fëmijëri pa sportin është fëmijëri e cenuar.
Rezultatet e para të rithemelimit të lëvizjes olimpike në vendin tonë u ekzekutuan në mjediset e parkut olimpik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy