Prokuroria ka vendosur të mos nisë hetimet ndaj Autoritetit te Dosjeve pas kallezimit të bere ndaj ketij institucioni nga Ilir Meta.

Kreu i Partise se Lirise Ilir Meta paditi pranë organeve të drejtësisë Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit për 6 shkelje ligjore, që sipas tij, kanë bërë anëtarët e këtij institucioni, duke ia përmendur emrin në shkresat drejtuar Kuvendit, si i lidhur me Sigurimin e Shtetit gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Meta ka mohuar lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit, duke theksuar se ka marrë çertifikata të pastërtisë nga komisioniet shtetërore dhe nga Autoriteti i Dosjeve.

Nga ana tjetër, institucioni ka deklaruar se akuzat e Metes janë të pabazuara e dashakeqe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";