Del dokumenti i Autoritetit të Dosjeve/ Ja politikani me iniciale I.M., pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Del dokumenti i Autoritetit të Dosjeve/ Ja politikani me iniciale I.M., pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit

Bëhet publike letra e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit, drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

 

Në letrën në fjalë që Nikolla ia shpërndau edhe Kryetareve të Grupeve Parlamentare  zbardhet edhe emri Ii politikanit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, konkretisht ish-presidenti i Republikës, Ilir Metaj.

 

Advertisement

“Në vijim të kërkesave dhe propozimeve tona të mëparshme, por sidomos duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të lartë të shtetit, siç është ish-presidentit i Republikës, Ilir Metaj, i pajisur me vertifikatë të pastërsisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konformuar nga ana jonë me vendimin e autoritetit nr. 17, datë 28.04. 2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Meta, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29, pika 4, e ligjit funskional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin’.

 

 

Deri më tani vetë Ilir Meta nuk e ka komentuar këtë cështje.

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy